Dy të vdekur në një sulm në Francë, dyshohet për akt terrorist

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në Nic të Francës, i cili dyshohet të jetë një akt terrorist.
Ngjarja ka ndodhur afër një kishe, ku disa persona të tjerë janë lënduar.
“Kjo e gjitha duket si një sulm terrorist”, ka shkruar kryebashkiaku i Nicës Christian Estrosi në faqen e tij zyrtare në Twitter, duke shtuar se një person është arrestuar.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, deklaroi më herët se policia ka nisur hetimet dhe u ka kërkuar qytetarëve të shmangin kalimin në zonën e ngjarjes.