75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / k.v

Jep ryshfet 20 euro për ta kaluar testin për patentë shofer, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person, në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi që ai për të kaluar testin teorik për patentë shofer, ia ka dhënë ryshfet 20 euro ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt, ndërsa rasti ka është në gjykatë sipas procedurës së rregullt.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00./IndeksOnline/