75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / k.v

Arrestohen dy palestinezë, në Prishtinë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj nga Palestina, nën dyshimin se ata kanë kryer vjedhje nga vetura.

Policia ka njoftuar se arrestimi i shtetasve të huaj është bërë të mërkurën rreth orës 10:00 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e mbajtjes/IndeksOnline/