Dhunë familjare në Gjakovë- njëri sulmon fizikisht nënën, tjetri gruan!

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24-orëve në rajonin e Gjakovës.
Një person është arrestuar, pasi që ai ka sulmuar fizikisht muaj më parë bashkëshorten e tij.
“Gjakovë 27.01.2020 – 21:30. Lidhur me rastin me 28.10.2020 është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai muaj më parë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës për rastin në fjalë.
Po në Gjakovë, një i mitur dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 28.10.2020 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që ai ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/