Detaje nga sulmi në Francë: Konfirmohen tre të vdekur, një gruaje i është hequr koka

Agjencia Reuters, ka publikuar detaje nga sulmi që ndodhi paraditen e së enjtes në Nice të Francës. Tashmë janë konfirmuar tre të vdekur.
Policia tha se ndër viktima është një grua që i është hequr koka në një kishë.
Kryetari i qytetit jugor, Christian Estrosi, shkroi në rrjetet sociale se sulmi me thikë ka ndodhur brenda ose afër kishës “Notre Dame” dhe se policia e ka ndaluar sulmuesin.

Ky sulm ndodhi më pak se dy javë pasi Franca u trondit nga një rast tjetër.