75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / k.v

Lëndohen dy punëtorë në Lipjan, arrestohet pronari i punëtorisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi dyshohet se në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri në QKMF të Lipjanit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/