75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Tahiri: Hoti përmes shuarjes së task forcës antikorrupsion po inkurajon krimin qeveritar

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti për shuarjen e task forcës kundër korrupsionit.

Ai tha se me këtë vendim, Avdullah Hoti u bë pjesë e krimit dhe korrupsionit.

“Shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit, në mënyrë vetanake me një vendim ad hoc, pa analizë, pa bazë dhe kryekëput për qëllime parandalimi të luftimit të korrupsionit, ka rrezikuar statusin e të gjitha lëndëve që kanë qenë në zhvillim e sipër brenda kësaj Task Force”, tha Tahiri.

Ai tha se task forca kundër korrupsionit që e ka shuar Avdullah Hoti e ka dëmtuar rëndë shtetin edhe në raport me procesin e liveralizimit të vizave ppr edhe me partnerët strategjik nga SHBA dhe BE.

“E në vend se të merren masa për ta parandaluar të njëjtin, po merren masa për ta inkurajuar të njëjtin.

Kryeministri Hoti me një vendim skandaloz, ka shuar Task Forcën Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Cfarë e ka nxitur për një gjë të tillë, është mirë të na e thotë vetë, sepse dyshimet ekzistojnë e arsyet që i ka dhënë nuk mjaftojnë.

Meqë ka dështuar të arsyetojë vendimin, ka provuar ta arsyetojë veprimin.

Por në të dyja rastet ka dështuar ta fshehë të vërtetën.

Për këtë vendim skandaloz, kryeministri Hoti na është arsyetuar se baza e themelimit të Task Forcës paska qenë jo kushtetuese.

Pra për çudi, para se ai të marrë çfarëdo veprimi për ta fuqizuar rendin e ligjin, ai merr veprim për ta stimuluar kriminalitetin, dhe këtë e bën në emër të Kushtetutës.

Prandaj para se të merrem me motivin dhe dëmtimin që ia ka bërë atmosferës për rend dhe ligj, dua të merrem pikërisht me arsyetimin e tij.

E para, Task Forca Kundër Korrupsionit, nuk është kundër kushtetuese pasi që ajo nuk ka dalë jashtë kushtetutës dhe ligjit, si entitet i jashtëligjshëm e mbi ligjin.

Të gjithë ata hetues që kanë qenë pjesë e saj, kanë pasur procedura operimi e hetimi që bazohen në Kushtetutë, Kodin Penal e Procedurës Penale të Republikës e Kosovës.
Kanë qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe i janë nënshtruar ligjit, llogaridhënies e hierarkisë, si të gjitha departamentet tjera brenda Policisë.

Kjo Task Forcë, thjeshtë është formuar në kuadër të organizimit më të mirë të punës operative të policisë, dhe nevojës për të rritur efikasitetin kundër korrupsionit.

Prandaj, konsideroj se veprimi skandaloz i Kryeministrit Hoti për shuarjen e Task Forcës Anti Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka rrezikuar sigurinë e rendit dhe ligjit, ka rrezikuar sigurinë e hetuesve që tashmë janë ekspozuar si viktima të një vendimi qeveritar, dhe kanë rrezikuar vetë sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.