75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Austria si Gjermania, me masa të mëdha parandaluese, ndaj pandemisë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka njoftuar se shteti i tij do marrë varg masash parandaluese ndaj Covidit-19.

Kurzi ka thënë se do të ndjekin shembullin e Gjermanisë për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Ai planifikon të zbatojë “bllokimin”, por pak më ndryshe nga ai i marsit, shkruan Indeksonline.

“Ne duam të veprojmë në harmoni dhe t’i mbajmë kufijtë e hapur. Kontakti fizik i qytetarëve duhet të zvogëlohet, kështu që po konsiderohet vendosja e një kufiri në numrin e njerëzve në tubime. Dyqanet do të qëndrojnë të hapura këtë herë, por objektet e hotelierisë do të mbyllen përkohësisht, përveç atyre që ofrojnë ushqim. Qendrat e fitnesit gjithashtu do të mbyllen. Shkollat do të punojnë, por në shumë ndërrime dhe me distanca të caktuara”, ka njoftuar Kurzi.

Po ashtu, do të ndalohet prezenca e tifozëve në stadiume. S’do të ketë fare shikues në ndeshje./Indeksonline/