FSK-ja dhe KFOR-i gjejnë në Harilaq një bombë 100 kg të Luftës së Dytë Botërore

Me rastin e përfundimit të shërbimit të Task Forcës së EOD-së she të KFOR-it në Kosovë, kompania e deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD-së amerikane kanë organizuar demolimin e mjeteve të pashpërthyera në poligonin e Harilaqit.
Mjetet e shkatërruara janë mjete të gjetura në operacione të deminimit në Kosovë, ku ndër to ishte edhe një bombë 100- kilogramëshe e Luftës së dytë Botërore.
Në këtë organizim kane marrë pjesë shefi i shtabit të GK-së, N.Kolonel Nevzat Asllani, KOMRMC N.KOL Shpend Zogaj dhe mysafir nga Shtabi i KFOR-it në kampin “Film City”.
Me këtë rast janë dhënë mirënjohje për shërbimin në Task Forcën EOD-së, në Kosovë.
N.kolonel Nevzat Asllani në emër të komandantit të Gardës , gjeneralbrigade Xhevahir Geci, ka falënderuar për punën e tyre në Kosovë dhe u ka uruar suksese të mëtejshme.
Pas përfundimit të demolimeve komandanti i Kompanisë se Deminimit, Major Gezim Sada i ka dhuruar udhëheqësit të TASK FORCËS së EOD-së togerit Michael Villahermosa dekoratën e Kompanisë së Deminimit .
Togeri Villahermosa, majorit Gëzim Sada dhe zëvendëskomandantit të Kompanisë së Deminimit, kapitenit Beslir Hoxhaj, ua ka dhuruar hartën e Kosovës që përmban fragmente nga mjetet e shkatërruara në operacionet e përbashkëta.



