Arrestohet një i dyshuar për kanosje në Fushë-Kosovë, ai ishte në kërkim edhe për dy vepra tjera

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje, që është raportuar me datën 27.10.2020, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se për personin e arrestuar Y.B (mashkull), policia ka pasur edhe dy urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata, për vepra të tjera dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme në koordinim me institucionet përkatëse është dërguar për vuajtje të dënimit.