Aktorja me prejardhje shqiptare jep votën e saj për Joe Biden
Dita e zgjedhjeve në Amerikë po afron dhe tashmë shumë amerikanë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Këtë e ka bërë edhe aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku.
Aktorja me famë botërore në një postim në rrjetet sociale ka treguar se edhe ajo e ka kryer obligimin e saj si qytetare.
Dushku ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, duket treguar poashtu edhe kandidatin së cilit ka dhënë votën.
Eliza ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet pak pasi kishte kryer votimin përmes procedurave paraprake që janë të mundësuara deri ditën para zgjedhjeve, më 3 nëntor.
“Përshëndetje, unë votova! Unë votova për Joe Biden dhe Kamala Harris sepse e çmoj demokracinë tonë dhe kujdesin për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe tuaj, për planet, për shëndetin, për të gjitha”, ka shkruar në mbishkrimin videos Eliza.
Ndërsa, edhe shumë emra tjerë të njohur kanë treguar publikisht preferencat e tyre për president të Amerikës./Indeksonline/