23:05 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Rita Ora reagon pas ngjarjes tragjike në Francë

Një ngjarje tragjike ka goditur Francën sot. Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë kishës Notre Dame.

Sulmi terrorist ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në qytetin Nice, e njërës prej viktimave femër i është prerë koka.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta edhe prej liderë botërorë e figura të njohura.

Një reagim për këtë ka bërë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përmes një postimi në “Instastory”.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar këngëtarja në reagim./Indeksonline/