75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Johansson-i dhe Jost-i- zyrtarisht të martuar

Scarlett Johanssoni pas dy martesave të dështuara më parë, është martuar për herë të tretë.

Tani ajo është zyrtarisht bashkëshortja e Colin Jostit.

Aktorja dhe ylli i “SNL” u lidhën gjatë fundjavës “në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre”, sipas një postimi nga Meals on Wheels, i cili dha lajmin, duke thënë se ishte “dëshira e martesës” e çiftit për të tërhequr vëmendjen për bamirësinë.

Postimi shtoi se dasma e Johanssonit dhe Jostit respektonin “masat paraprake të sigurisë COVID-19 siç drejtohet nga CDC”-ja.

Dyshja u fejua në maj të vitit 2019 pas dy vjetësh lidhjeje.

Kjo është martesa e parë e Jostit. Johanssoni është martuar dy herë më parë – me aktorin Ryan Reynolds dhe me biznesmenin francez Romain Dauriac. Ajo dhe Dauriacu kanë një vajzë.