E pabesueshme, Cristiano Ronaldo rezultoj pozitiv me koronavirus 18 herë

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka mbi 2 javë që është infektuar me koronavirus.
Ai nuk po arrin të shërohet ende dhe që disa ndeshje nuk është paraqitur me ekipin e Juventusit, transmeton Indeksonline.
Televizioni portugez “TV1” lajmëron se në 18 testet që ka bërë Cristiano Ronaldo që nga 13 tetori, ai ka rezultuar pozitiv në të gjitha.
Përmes një postimi para ndeshjes me Barcelonën, Ronaldo shkroj se testi PCR është budallallëk./Indeksonline/