75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Hoti për shuarjen e Task-Forcës: Vendimet e tilla, do t’i hapin rrugën liberalizimit të vizave

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se vendimet si, shuarja e Task-Forcës, do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, shkruan IndeksOnline.

I pyetur nga gazetarët se a do të shyjë liberalizimin e vizave vendimi i shuarjes së Task-Forcës, Hoti tha se ky është një spekulim.

Kryeministri shtoi se rasti i vjedhjes së dëshmive në dhomën e përgjimeve do të hetohet deri në fund.

“Është krejtësisht spekulim i njerëzve që janë kundër vendimeve që vendosin ligjshmëri, nuk ka asnjë lidhje, përkundrazi keni me i pa edhe vendimet tjera edhe më të fuqishme në vendosjen e ligjshmërisë në çdo nivel, këto vendime hapin rrugën që më shpejtë të shkojmë drejt liberalizimit.

E dini rastin e vjedhjes së dëshimve në dhomën e përgjimeve, ky rast është shuar, por ne do të ju shkojmë deri në fund, e këto veprime e rrisin procesin për liberalizimin e vizave”, tha ai./IndeksOnline/