Rihanna e guximshme, prapë veshet spic

Rihanna është një nga yjet e muzikës që ka “guxuar” githmonë të eksperimentojë në stilin e saj të veshmbathjes.
E tani është e para nga yjet që ka guxuar të mbathte këpucët e veçanta maje. Këngëtarja 32-vjeçare, e cila shquhet për ndjekjen e modës , nuk i kanë shpëtuar pa u vënë re këpucët e “Balenciagas” “Toe Sock”.
Këto këpucë që janë të prodhuara nga Balenciaga të frymëzuara dhe në bashkëpunim me prodhuesin italian të këpucëve “Vibram”, ngjajnë me dorashkat e dimrit. Një prodhim ky krejt i veçantë pasi maja e këpucës është e ndarë në 5 gishta, çka mundëson një ecje më të rehatshme.
Ka qenë mikesha e këngëtares Melissa Forde, ajo që ka publikuar një foto të përbashkët ku duket Rihanna me këpucët me maje me 5 gishta, të cilat në këmbët e saj duken super stylish./IndeksOnline/
