75 Mall Live Search
13:06 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Grenell-i ka disa fjalë për Bleona Qerretin, publikon foto përkrah saj!

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, derisa tregoi se e përkrah Donald Trumpin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo postoi edhe një foto bashkë me Grenellin në llogarinë e saj në Instagram.

E të njëjtën foto e ka shpërndarë sot edhe vetë Grenelli në llogarinë e tij, duke e cilësuar Bleonën si yll ndërkombëtar.

Kjo foto është realizuar gjatë një takimi që dyshja ka zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.