Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme, lihet jashtë ky lojtar

Klubi i Barcelonës ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme kundër Alaves. Kjo ndeshje është në kuadër të La Ligas.
Pjesë e listës nuk është Riqui Puig, i cili është lënë jashtë për arsye teknike, transmeton Indeksonline.
Ter Stegeni dhe Umtiti vazhdojnë rikuperimin, nuk do të jenë të gatshëm për nesër. Po ashtu jashtë listës është edhe mbrojtës, Araujo që u lëndua në ndeshjen kundër Juventusit.
Pjesë e listës janë dy futbollistët e Barcelonës B, Konard de la Fuente dhe Arnau Tenasi./Indeksonline/