75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / Blerim

Trajneri i Gjilanit: Kundërshtari ishte i fortë!

Trajneri në detyrë i Gjilanit, Sallah Sherifi nga deklarat e tij pas ndeshjes dukej se nuk ishte i kënaqur me barazimin sot ndaj Feronikelit.

Gjilani dhe Feronikeli barazuan pa gola në ndeshjen e xhiros së dhjetë në superligën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline


E pas ndeshje foli edhe tekniku, Sherifi i cili tha se Gjilani e meritonte fitore sot por që nuk ia dolën.

“Një lojë e fortë, e kemi ditur që kemi punë me një kundërshtar të fortë, por skuadra tregoi karakter, ani pse mysafirët u mbrojtën me të gjitha forcat, e madje shpeshherë edhe e zhagitën lojën. Na mungoi konkretizimi, prandaj duke u bazuar në rastet, mendoj se e merituam fitoren”, tha mes tjerash ai.