75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / A. M.

Covid-19/ Prishtina me 249 raste

Qyteti i Prishtinës prin me numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit, atje janë shfaqur 249 raste nga 514 sa janë në tërë Kosovën.

Ndërsa në Gjilan janë shfaqur 32 raste të reja, në Ferizaj dhe në Pejë janë shfaqur nga 28 raste.

Këtu keni rastet që janë publikuar nga IKSHPK-ja për të gjitha qytetet: Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj”.