75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

“Mefi” i bie në këmbë Veriut, takon banorë shqiptarë të kësaj ane

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar veriun e Mitrovicës, ku edhe ka zhvilluar takime me banorët shqiptarë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot cilësinë e deputetit vizitova veriun e Mitrovicës për t’i takuar banorët shqiptarë, duke filluar me lagjen e Boshnjakëve, ndërtesat tek shkolla e mesme teknike, Kodrën e Minatorëve, Tre Rrokaqiejt, dhe në fund pimë kafe në ëmbëltoren e njohur të qytetit “Pelivan” duke e shëtitur gjithë qytetin e veriut.

Gjatë kësaj ecje tri orëshe nëpër veriun e Mitrovicës, bashkëbiseduam me banorët shqiptarë të cilët përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë e tyre.

Sot në Mitrovicën e Veriut janë me qindra shtëpi të rrënuara, djegura dhe banesa të uzurpuara të shqiptarëve të cilëve nuk ju lejohet kthimi si dhe rindertimi i tyre,shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës.

Para lufte, kjo pjesë e qytetit i kishte mbi 60% shqiptarë, ndërsa sot janë rreth 12%.

Serbia po ja arrin ngadal t’a ndryshojë strukturën demografike në këtë pjesë të Kosovës.