75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Sulm tjetër në Francë, prifti ortodoks plagoset në Lion derisa po e mbyllte kishën

Në Lion të Francës është qëlluar një prift ortodoks në afërsi të një kishe greke, raporton Reuters.

Sulmuesi raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Rrethana e krimit ende janë të paqarta. Sulmi ka ndodhur në Lion, ku dhjetëra ekipet të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Siç raporton BFM TV, prifti ortodoks është qëlluar dy herë derisa po e mbyllte kishën dhe është në gjendje kritike.

Video amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, duke mbërritur në vendin ku është kryer sulmi.