Mbi 1 milion persona kanë vdekur në të gjithë botën nga COVID 19

Mbi 1 milion persona kanë vdekur në të gjithë botën nga COVID 19
Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shkuar në mbi 46 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,201,022 njerëz dhe janë shëruar mbi 33 milionë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 127 persona, duke e çuar numrin në total mbi 9 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 5 njerëz dhe numri në total ka shkuar 236,077 pacientë.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 1,201 persona të infektuar dhe në total ka arritur 8,184,082 njerëz, ndërkohë numri në total i vdekjeve është 122,149 persona.
Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Gjermania, Greqi dhe Italia, Belgjika kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë vendosur masa parandaluese.
Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 35,641 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,367,625 persona , ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 223 persona dhe numri në total është 36,788.
Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 14,070 njerëz, duke e çuar shifrën në total 531,790 persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 60 njerëz dhe numri në total është 10,583.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 31,758 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 679,430 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 297, duke e çuar shifrën në total 38,618 njerëz.
Greqia ka shënuar një numër në rritje të rasteve të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pozitiv 2,055 persona dhe numri në total është 39,251 persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 6 pacientë dhe numri në total është 625.