Uran Ismaili, gruaja dhe vajza e tij shërohen nga Covid-i: Kanë një apel!

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, përmes një postimi të bërë në Fb ka bërë të ditur se pas dy javësh izolim, tashmë janë shëruar nga koronavirusi.
Të prekur me këtë virus, ishin edhe gruaja e vajza e tij.
Madje Ismaili ka bërë apel që të vendosen maskat e të mbahet distanca.
Ky është postimi i tij:
Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për Covid-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse. Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin. Ju lus të gjithëve që t’i vendosni maskat dhe ta mbani distancën, që të mbroni veten dhe të tjerët. Zoti ju bekoftë dhe shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve!: