I madh si President, por Obama si fal as 3 pikëshat

Gjatë një ndalese në fushatën e Miçiganit për ish-nënkryetarin e tij dhe kandidatin demokrat për president Joe Biden, ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama la shumë të habitur pasi ai hyri në një fushë basketbolli dhe shënoi një kosh të lehtë nga mjaft larg.
“Kjo është ajo që unë bëj“, mund të dëgjohet duke thënë Obama në një video, e cila tani është bërë virale pasi ai e ndau atë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Në klipin 20 sekondësh, i cili është parë mbi gjashtë milion herë, 59-vjeçari shihet duke gjuajtur një goditje këndi nga vija e 3 pikëve dhe duke shënuar pa u djersitur.
Presidenti i 44-të i Amerikës luante basketboll gjatë viteve të tij të rinisë. /IndeksOnline/