75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / C E

Dikur bënin “namin” së bashku te Reali, këtë javë BBC shënuan me tri skuadra të ndryshme

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema ishin treshja më e frikshme e futbollit në kohën kur luanin së bashku te Real Madrid.

Treshja e njohur si “BBC” fituan katër Liga të Kampionëve së bashku për një periudhë pesë vjeçare.

Tani ata luajnë me tri skuadra të ndryshme dhe vetëm Benzema ka mbetur te Mbretërit, shkruan Indeksonline.

Cristiano Ronaldo (Real Madrid) celebrates his goal which made it (5,1) with Karim Benzema (Real Madrid), Gareth Bale (Real Madrid), La Liga match between Real Madrid vs Real Sociedad at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, February 10, 2018.

Gjtë kësaj fundjave, Ronaldo, Bale dhe Benzema shënuan gola me tri skuadra të ndryshme.

Portugezi shënoi dy gola në fitoren 1-4 të Juventusit ndaj Spezias.

Dy gola i realizoi edhe Karim Benzema në fitoren 4-1 të Real Madridit kundër Guescas në La Liga.

Golin e parë me fanellën e Tottenham e gjeti edhe Bale që pas rikthimit realizoi në fitoren 2-1 ndaj Brightonit. /IndeksOnline/