75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Kapet kokainë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Policia ka njoftuar se të dielën rreth orës 20 e 15 minuta është arrestuar një person në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton IndeksOnline.

Për rastin është njoftuar edhe antidroga e Policisë e cila është duke hetuar rastin./IndeksOnline/