75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Aksident në Vushtrri, lëndohet ngasësi i biçikletës

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në qendër të Vushtrrisë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me drejtuese një femër kosovare dhe një biçikletë me drejtues mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti po hetohet nga njësia e trafikut./IndeksOnline/