Shpërthen “bomba” në mediat spanjolle, Inter dhe Real Madrid po përgatiten për shkëmbimin e madh

Mediumi spanjoll “Don Balon” ka publikuar një artikull bombastik për një shkëmbim lojtarësh mes Real Madridit dhe Interit.
Sipas artikullit, Interi i ka propozuar Real Madridit që të shkëmbejnë Christian Eriksenin me Iscon, transmeton Indeksonline.
Conte nuk është i kënaqur me Eriksenin dhe nuk po i jep minuta pasi danezi nuk po përshtatet me stilin e italianit.
Kurse, Isco nuk po tregon performanca të mira në sezonet e fundit dhe klubi spanjoll po e mendon largimin e tij.
Mbetet të shihet se a do të mund të ndodh ky shkëmbim i madh./Indeksonline/