Në SHBA 404 të vdekur dhe rreth 74 mijë të infektuar nga COVID 19

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 236.505, prej të cilëve 404 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 73.175, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.478.422.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 145 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 960.927 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.687 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8.24 milionë raste dhe Brazili me mbi 5.54 milionë.