75 Mall Live Search
19:51 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Fatmire Musliu do të kthehet në MPJD me kërkesë të Ministrës Meliza Haradinaj Stublla, e cila vlerëson lartë profesionalizmin e saj

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu do të kthehet për të shërbyer në MPJD.

Këtë e ka bërë të ditur vet Musliu përmes një statusi në Facebook.

Fatmire Musliu është në shërbimin diplomatik të Kosovës që nga viti 2009. Musliu përveç shumë aktiviteteve në shërbim të Kosovës mbahet mend, jo vetëm si “motra e Ganes” por edhe si një diplomate karizmatike me përgatitje të lartë profesionale dhe patriotike.

Kthimi me sukses i figurave të kulturës së Vinqës të cilat ishin siguruar nga autoritetet gjermane në Frankfurt, themelimi i Grupit Parlamentar Zvicër Kosovë dhe një punë e jashtëzakonshme me mërgaten janë vetëm disa nga punët që Musliu i ka arritur me sukses shumë të lartë. Fatmire Musliu është shkolluar në Gjermani dhe mbanë titullin magjistër në shkenca politike, sociologji dhe gjuhë gjermane për të huaj.

Me përvojën e saj të gjatë në perëndim dhe në shërbimin tonë të jashtem, Fatmire Musliu do të jet një kuadër i mirëfilltë brenda MPJD-së.

Në bazë të burimeve të Indeksonline kërkesa e znj. Haradinaj Stublla është nënshkruar nga Presidenti Thaçi. Konsullen e Përgjithshme Musliu do ta zëvëndësoj G.K