75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Vritet në mënyrë makabre biznesmeni rus, qëllohet me hark derisa ishte në sauna

Një biznesmen rus, me nofkën “Mbreti i Salçiçeve, është qëlluar me një harkë, ku si pasojë ka humbur jetën. Sipas BBC, Vladimir Marugov ishte me të dashurën e tij në një kabinë sauna, kur u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.

Dy personat e maskuar e qëlluan Marugovin me shigjetë, para se të largoheshin në drejtim të paditur. Ndërkohë e dashura e tij mundi të largohej, duke u hedhur nga dritarja e kabinës dhe më pas lajmëroi policinë.

Hetuesit gjetën trupin e pajetë dhe harkun pranë, ndërsa thanë se kishte vdekur si pasojë e gjakderdhjes. Marugov njihet si pronar i fabrikave më të mëdha të përpunimit të mishit në Rusi. Sulmi ndodhi në zonën ku ai banonte, rreth 40 kilometra në periferi të Moskës.

Ndërkohë është bërë e dikur se ai kishte konflikte pronësie me ish-gruan dhe ishte në vështirësi ekonomike. Ndërsa, djali 25-vjeçar i tij nga martesa e parë humbi jetën në një aksident me motor vitin e kaluar.