75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Reshitaj takon ministrin Likaj, për të parë mundësinë e rritjes së numrit të studentëve në Mjekësi

Deputetja e AAK-së, njëherit kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albena Reshitaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Ajo thotë se ky takim vjen pas kërkesës së disa të rinjve, të cilët për shkak të numrit të kufizuar, s’kanë mundur të regjistrohen në Fakultetit e Mjekësisë në UP.

Ky është postimi i saj:

Ditë më parë kam pranuar një kërkesë nga një grup i të rinjve dhe të rejave, të cilët për shkak të numrit të kufizuar nuk kanë arrit të regjistrohen në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Hasan Prishtina në Prishtinë për vitin akademik 2020 – 2021.

Për të parë mundësinë e rritjes së numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për këtë vit akademik, sot kam pritur në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Ramë Likaj e për të njëjtën çështje do të diskutoj edhe me dekanen znj. Suzana Manxhuka për të parë nëse mund të rriten kapacitetet e Fakultetit të Mjekësisë.

Me ministrin Likaj përveç kësaj teme diskutuam edhe për shumë çështje tjera, të cilat janë preokupim imi por edhe i kolegëve të mi universitar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në përgjithësi në Universitetin e Prishtinës.

Një model më i avancuar i organizimit të studimeve do të na shërbente në ngritjen e cilësisë së kuadrove të reja.