75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Dyshohet për sulm terrorist, disa persona të plagosur në rrugët e Vjenës

Televizioni publik i Austrisë, ORF ka raportuar se një operacion i madh i policisë po ndodhë në një sinagogë të Vjenës pas disa të shtënave.

ORF ka cituar dëshmitarët të cilët kanë thënë se janë dëgjuar disa të shtëna pas orës 8 të mbrëmjes.

Policia e Vjenës ka thënë se forca të mëdha kanë dalë në skenë dhe do të tregojnë për detajet e rastit shumë shpejt.

Derisa mediat shkruajnë se ka të plagosur, ndërsa dyshohet për sulm terrorist.