Të zhveshur me duar prapa, tre terroristë të kapur nga policia në Vjenë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën sonte.
Një sulm, i cili po dyshohet se është terrorist ka ndodhur në Vjenë të Austrisë.
Deri tani janë raportuar 7 viktima, ndërsa disa nga sulmuesit janë dorëzuar, dhe një është qëlluar nga policia.

Një fotografi tashmë po qarkullon në rrjete sociale, ku shihen tre nga terroristët të kapur nga policia, transmeton Indeksonline.
Ndryshe policia në Vjenë ka dhënë një njoftim:
“Ju mos shkruani, mos akuzoni, mos spekuloni ose mos jepni numër të pakonfirmuar të viktimave – kjo nuk e ndihmon aspak situatën! Qëndroni brenda, gjeni strehim të nevojshëm, rrini larg vendeve publike”, thuhet në njoftimin e policisë së Vjenës.
