Chrissy Teigen i bashkohet bashkëshortit John Legend në skenë, gjatë fushatës përmbyllëse për Biden!

Chrissy Teigen iu bashkua burrit të sa, John Legend ndërsa ai ishte në skenë në një tubim Biden-Harris të hënën në Filadelfia.
Fituesi 41-vjeçar i EGOT performoi në një tubim që u ndoq nga Kamala Harris natën para zgjedhjeve presidenciale, transmeton Indeksonline.

Gjatë ngjarjes, John solli Chrissy dhe fëmijët e tyre në skenë para se të interpretojë këngën “Never Break”, një këngë që ai i kushtoi gruas së tij disa javë më parë gjatë interpretimit në Billboard Music Awards .

Çifti kohët e fundit pësoi një humbje të shtatzënisë dhe ata bënë tatuazhe identike për djalin e tyre të ndjerë, të cilin ata e kishin quajtur Jack.

Në këtë tubim, John foli poashtu kundër reperëve të famshëm të cilët kohët e fundit kanë shprehur mbështetje për Presidentin Trump dhe “Planin Platinum” që ai krijoi./Inndeksonline/

