75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Paragjykon, Latifi: Mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare, s’keni parë gjë akoma!

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi është deklaruar pas raportimeve se një nga personat e sulmit në Vjenë është me origjinë shqiptare.

“Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike.Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët”, ka shkruar ai në Facebook.

Postim i plotë:

Njëri nga terroristët e sulmit në Vjenë paska origjinë shqiptare.Mos u çuditni! Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh.Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike.Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët.Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta.Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S’keni parë gjë akoma!