75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Kryeministri i Arabisë merr vaksinen kundër Covid19: E ardhmja do të jetë gjithmonë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka marrë vaksiën për Covid-19 sot.

Zëvendës presidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka marrë vaksinën kundër Covid19.

Kryeministri Al Maktoum, ka lavdëruar ekipet që kanë punuar siç ka thënë ai pushim për vaksinën kundër koronavirusit, transmeton IndeksOnline.

“Ne i dëshirojmë të gjithëve siguri dhe shëndet të madh dhe jemi krenarë për ekipet tona të cilët kanë punuar pa pushim për ta bërë vaksinën të disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. E ardhmja do të jetë gjithmonë më e mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter, transmeton IndeksOnline.

/IndeksOnline/