75 Mall Live Search
13:05 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Presidenti austriak: Sulmi goditi “në zemër” të shoqërisë

Sulmi vdekjeprurës në Vjenë të hënën goditi “në zemër” të shoqërisë austriake, tha presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen në një fjalim televiziv të martën.

“Ishte një sulm që në ftohtësinë e tij ishte më i keqi në historinë tonë. Ne po mendojmë për të gjitha viktimat e plagosura që po luftojnë për jetën e tyre,” tha Van der Bellen, raporton CNN.

Në sistemin politik austriak, presidenti luan kryesisht një rol ceremonial. Kancelari Sebastian Kurz është kreu i qeverisë.