75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / Blerim

Sulmi në Vjenë: Policia kryen arrestime edhe në Paris!

Policia franceze thotë se një burrë në Paris që shiste një hanxhar ndërsa ecte nëpër rrugë në zonën qendrore të Pere Lachaise është arrestuar në dhomën e tij të hotelit, shkruan The Guardian.

Dëshmitarët raportuan burrin në polici, tha një zëdhënës, transmeton Indeksonline.

Nuk ka asnjë sugjerim për një lidhje me sulmin në Vjenë, apo edhe që burri planifikoi të përdorte thikën për ndonjë sulm. Sidoqoftë, autoritetet janë në gatishmëri pas një vargu sulmesh në Francë./Indeksonline