75 Mall Live Search
18:03 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Trajneri i skuadrës së njohur evropiane del pozitiv me Covid19

Klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb ka njoftuar se një lojtar i ekipit të parë dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në mesin e këtyre tre personave, është trajneri i Dinamos, Zoran Mamic, transmeton Indeksonline.

Ata kanë ndjerë simptoma të lehtë kur u kthyen nga udhëtimi në Rusi dhe pas testimeve të bëra kanë rezultuar pozitiv.

Most ë harrojmë, në këtë ekip luan edhe futbollisti kosovar, Lirim Kastrati./Indeksonline/