ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Vjenë, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 22 të tjerë.

Në një deklaratë për mediat Shteti Islamik, të shoqëruar me një fotografi të një burri me emër “Abu Dagnah Al-Albany”, ka thënë se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës, para se të vritej nga policia austriake.