75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Musliu-Shoshi kërkon të sigurohet kujdesi paliativ dhe ligji për hulumtime klinike

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në seancën e Kuvendit pati disa rekomandime për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan IndeksOnline.

Ajo i kërkoi që të sigurohet kujdesi paliativ për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Po ashtu, Musliu Shoshi tha se nevojitet aparaturë e re për diagnostifikim dhe trajtim të kësaj sëmundje.

“Une sot kam vetëm disa rekomandime për ju Ministër si njëra nga ato vajza që ka perjetuar humbjen e personit më të dashur nga sëmundja e kancerit, dhe njëra ndër ato që ende vazhdon ta ketë anëtar të famljes që ballafaqohen me këtë sëmundje. Ju kërkoj që me prioritet të siguroni kujdesin paliativ i cili është esencial në kohën më të rëndë për pacionetin e familjen e që te ne fatkeqësisht mungon.

Po ashtu, nevojitet aparaturë e re për diagnostifikim dhe trajtim të kësaj sëmundje. Tani kur dihet se në vendet e zhvilluara të botës përdoret terapi më e avansuara se kemioterapia, në Kosove nuk ka mundësi që të aplikohen sepse mungon Ligji për Hulumtime Klinike dhe si rrjedhojë pacientët nuk kanë mundësi që të përfitojnë nga këto terapi të avansuara dhe më efikase, dhe po ashtu me aprovimin e këtij ligji përveç pacienteve do të përfitonin edhe ekspertët e Onkologjisë të cileve do të ju mundësoohej që të dalin me rezultate konkrete në hulumtime”, tha ajo./IndeksOnline/