75 Mall Live Search
02:03 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / kutia

Garë e çmendur në Florida, rezultati momental

Përderisa votat në disa shtete të SHBA-ve kanë filluar të numërohen, është një shtet në të cilin është përqendruar vëmendja e të gjithëve.

Florida është duke ofruar një betejë të ashpër ndërmjet kandidatit republikan, Donald Trump, dhe atij demokrat, Joe Biden.

Kur janë numëruar 81% të votave, rezultati është tejet i ngusht, dhe Trump ka marrë tani epërsinë ndaj Biden.