Trump fiton në Karolinën e Jugut

Donald Trump dhe Joe Biden po garojnë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një numër rekord i votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjen e prijësit të tyre politik për katër vitet e ardhshme.
E lajmi më i fundit vjen nga Karolina e Jugut, nga ku është bërë e ditur se Donald Trump ka fituar në këtë shtet me 9 vota elektorale kundrejt rivalit Biden.
Kujtojmë që në Florida ka ndryshuar rezultati dhe po zhvillohet një garë e ashpër mes Trumpit dhe Bidenit, dhe duket se deri në çastet e fundit nuk do të mund të përcaktohet fituesi. /IndeksOnline/