75 Mall Live Search
03:06 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / kutia

Trump po prinë në Florida e Georgia, Biden në Pensilvani

Donald Trump dhe Joe Biden po garojnë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një numër rekord i votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjen e prijësit të tyre politik për katër vitet e ardhshme.

Presidenti aktual është duke prirë në Florida dhe Georgia derisa Biden është përpara në Pensilvani dhe befasisht edhe në Teksas.

Trump është duke udhëhequr gjithashtu edhe në Michigan derisa Biden është përpara në Ohio.

Këto shtete pritet të jenë përcaktuese në rezultatin final. /IndeksOnline/