75 Mall Live Search
06:10 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / kutia

Në pritje të rezultateve, protesta para Shtëpisë së Bardhë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhje që do të përcaktojnë udhëheqësin e shtetit në katër vitet e ardhshme.

Donald Trump po kërkon edhe një mandat tjetër kundër ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden.

Derisa jemi në orët e fundit para përfundimit të numërimit, në Washington ka shpërthyer një protestë.

Para Shtëpisë së Bardhë janë mbledhur disa qytetarë që po protestojnë dhe është dashur edhe ndërhyrja e Policisë. /IndeksOnline/