75 Mall Live Search
06:26 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / kutia

Trump fiton Ohion dhe Idahon

Donald Trump ka fituar në shtetin e Ohio, një nga vendet që e ka përcaktuar fituesin gati çdo herë.

Ohio, që konsderohet si një shtet që kush fiton aty i fiton zgjedhjet, ishte një fushë e madhe beteje zgjedhore.

Ohio ka mbështetur fituesin e pothuajse e çdo gare presidenciale gjatë 200 viteve të fundit, përfshirë Trumpin në 2016.

Nuk kishte asnjë befasi me Idaho, me katër votat e kolegjit elektoral – shteti ka mbështetur kandidatët republikanë në 13 garat e fundit presidenciale.

Me triumfin në Ohio, Trump ka marrë 18 vota elektorale.

Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.