Trump fiton edhe në Florida

Donald Trump ka dalë fitues në shtetin e Floridas.
Kandidati republikan ka fituar rreth 51.2 % të votive popullore në këtë shtet përkundër Joe Biden që fitoi 3% më pak.
Florida është një nga shtetet shumë të rëndësishme në luftën për të parin e shtetit amerikan.
Ky shtet i ka 29 vota elektorale që në këtë rast shkojnë për Donald Trumpin. /IndeksOnline/