Trump shpall fitoren, kërkon të mos i vidhen votat

Donald Trump duket se është drejtë një mandate të dytë në krye të presidencës amerikane.
Edhe pse aktualisht është në disavantazh, presidenti i SHBA-së është duke udhëhequr në të gjitha shtetet e mëdha.
Ai madje nuk ka nguruar ta shpall fitoren edhe para kohe.
“Unë do të bëjë një deklaratë sonte. Një fitore e madhe”, ka shkruar Trump në Twitter.
I will be making a statement tonight. A big WIN!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020
Ai gjithashtu ka shkruar që të mos vidhen votat dhe mos të lejohen votime pasi janë mbyllur qendrat.
“Ne jemi më lartë, por ata po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen vendvotimet!”, ka shkruar Trump. /IndeksOnline/
We are up BIG, but they are trying to STEAL the Election. We will never let them do it. Votes cannot be cast after the Polls are closed!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020